Abissnet Superiore: Bratu nuk mban përgjegjësi pas humbjes në derbi
Edhe pse Partizani nën drejtimin e Florin Bratu-t nuk bind, tekniku ka lënë të kuptohet se jo gjithçka varet prej tij.
Pas humbjes 3-1 të derbit me Tiranën, trajneri i Partizanit tha për mikrofonin e Super Gol se: “Humbëm tri raste shumë të mira kur rezultati ishte 1-1. Nuk kishim fat. Kishim probleme me tranzicionin dhe nuk po arrinim të bllokonim lojtarët kundërshtarë. Bëmë gabime dhe pësuam gol. Nuk po arrijmë të tregojmë atë që bëjmë në stërvitje. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë në të ardhmen”. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.