🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▲0%
ARI 4,321 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,404 ▲ +0.18% ETH $2,677 ▼ -0.42% XRP $1.5111 ▼ -0.77% SOL $121.5200 ▲ +0.03%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
28 Sht 2026
Breaking
Arte

TIFF mbyll edicionin e tij të 24-të, shpall çmimet për secilën kategori

Nata finale e Tirana International Film Festival (TIFF) u mbyll me shpalljen e fituesve të edicionit të këtij viti, duke kurorëzuar filmat dhe autorët që spikatën për gjuhën e tyre artistike, trajtimin e temave bashkëkohore dhe qasjet e veçanta kinematografike.

Çmimi për Regjinë më të Mirë shkoi për Eimi Imanishi për filmin “Nomad Shadow”, bashkëprodhim i Francës, Spanjës dhe SHBA-së. Juria e vlerësoi si një debutim të jashtëzakonshëm regjisorial, që e shndërron zhvendosjen dhe përkatësinë në një dramë intime njerëzore. Filmi spikat për gjuhën e tij pamore dhe mënyrën e përmbajtur e të ndjeshme të trajtimit të personazheve.

Çmimi Best PerspecTIFF, një nga vlerësimet kryesore të festivalit, iu dha filmit “Lust” me regji të Ralitza Petrova, një bashkëprodhim mes Bullgarisë, Danimarkës dhe Suedisë, i vitit 2026. Juria vlerësoi portretizimin e kthjellët dhe të zhveshur nga iluzionet të Bullgarisë së sotme, duke e cilësuar filmin si një vepër që kapërcen skemat e dramës sociale dhe shndërrohet në një eksplorim të tjetërsimit, dëshirës dhe trashëgimisë. Në qendër të tij qëndron një personazh kompleks, përmes të cilit ndërthuren dimensioni personal dhe ai shoqëror.

Në kategorinë Best Short Film, çmimi shkoi për “Flesh Impact” të Maggie Gyllenhaal, prodhim amerikan i vitit 2026. Filmi, i cili propozohet për t’u kandiduar në edicionin e 99-te te Academy Awards® 2027, u vlerësua për nivelin e lartë të realizimit dhe qasjen e drejtpërdrejtë e fizikisht të ngarkuar ndaj trupit, si dhe për përdorimin e kontrolluar të imazhit, zërit dhe interpretimit.

Çmimi Best Live Action Short Film iu dha “And If Thuy Didn’t Exist” me regji të Carlo Francisco Manatad, një bashkëprodhim mes Francës, Indonezisë dhe Filipineve. Juria vlerësoi portretizimin e ndjeshëm dhe mënyrën se si filmi ndërthur emocionin me momente humori të hollë, duke i dhënë peshë edhe asaj që mbetet e pathënë.

Në kategorinë Best Documentary, fitues u shpall “With Sand in Our Eyes” me regji të Kiki Ho, nga Holanda. Dokumentari u vlerësua për guximin për t’u dhënë hapësirë betejave të padukshme dhe për mënyrën e butë e të dhembshur me të cilën trajton dhimbjen, vetminë dhe humbjen.

Çmimi Best Animation Short Film shkoi për “Once in a Body” të María Cristina Pérez, prodhim kolumbiano-amerikan. Filmi u vlerësua për mënyrën se si e shndërron trupin në një hapësirë të gjallë kujtese, ndryshimi dhe imagjinate, përmes një gjuhe të veçantë pamore.

Ndërsa Best Short Documentary iu dha “Anatomy of a Portrait” me regji të Juan Felipe León, nga Kolumbia. Juria e vlerësoi filmin për mënyrën se si trajton me respekt, dinjitet dhe bukuri temën e vdekjes, një prej përvojave më domethënëse të jetës.

Në kategorinë Best Video Art & Experimental, çmimi shkoi për “I Think You Should Be Here”, me regji të Anna-Marija Adomaitytė dhe Élie Grappe, prodhim franko-zviceran. Filmi u vlerësua për mënyrën se si trajton fenomenin e banalitetit në rrjet, me një qasje të kthjellët dhe vëzhguese.

Çmimi Best Balkan Short Film iu dha “Desert, She” të Ioanna Digenaki, nga Greqia. Juria veçoi gjuhën e veçantë kinematografike të filmit, ndjesinë e fuqishme të nxehtësisë së jetës së përditshme dhe portretizimin e një brezi që përballet me pasigurinë në një qytet ku uji po shteron.

Në kategorinë Best in Albanian Short Film, fitues u shpall “angel777” me regji të Brilant Pireva, nga Kosova. Filmi u vlerësua për strukturën e freskët dhe origjinale narrative dhe për mënyrën se si trajton një sërë çështjesh që lidhen veçanërisht me realitetin dhe shqetësimet e brezit të ri.

Çmimi Best Student Fiction shkoi për “Silent Voices” të Nadine Misong Jin, një produksion i Koresë së Jugut dhe SHBA-së. Filmi spikati për trajtimin e ndjeshëm dhe autentik të marrëdhënieve familjare dhe emocioneve të pathëna, ndërsa regjia minimaliste i beson fuqisë së imazhit dhe heshtjes për të krijuar një atmosferë intime.

Me shpalljen e këtyre çmimeve, TIFF përmbylli edicionin e tij me një panoramë të larmishme të kinemasë bashkëkohore, një numër të lartë premierash botërore e kombëtare, duke sjellë në vëmendje autorë të rinj dhe krijues të konsoliduar, si dhe histori që lëvizin mes përvojës personale, realitetit social, kujtesës, identitetit dhe sfidave të kohës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.