🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.25 ▼1.74%
ARI 4,168 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,511 ▼ -0.14% ETH $2,665 ▼ -1.24% XRP $1.4731 ▼ -1.68% SOL $118.0100 ▼ -0.12%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.25 ▼1.74 % ARI 4,168 ▼0.81 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.25 ▼1.74 % ARI 4,168 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Arte

“Tirana Grand Prix”, tre ditë me makina sportive, garë dhe spektakël në kryeqytet

Tirana mirëpret edicionin e tretë të “Tirana Grand Prix”, një aktivitet i dedikuar automobilizmit, i cili do të zhvillohet më 2, 3 dhe 4 tetor në kryeqytet.

Aktiviteti rikthen në Tiranë automjetet sportive dhe garat automobilistike, duke sjellë një tjetër fundjavë të përqendruar te shpejtësia, adrenalina dhe pasioni për automobilizmin.

Gjatë tre ditëve të aktivitetit, kryeqyteti do të presë pjesëmarrës dhe të apasionuar pas motorsportit, ndërsa automjetet do të jenë një nga atraksionet kryesore për publikun.

Në ceremoninë e hapjes së aktivitetit Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Kreshnik Bajraktari, pasi falenderoi pjesëmarrësit dhe sponsorët bëri të ditur se në këtë edicion marrin pjesë 42 automjetet të veçanta të ardhura nga Shqipëria, Italia dhe vendet e rajonit. Aktiviteti është konceptuar si një festë, ku nën ritmet e muzikës, sillet energji dhe atmosferë perfekte për momente plot emocion dhe spektakël! Sigurisht në ditët e këtij aktiviteti nuk do të mungojë as adrenalina që jep një garë me makina.

“Tirana Grand Prix” zhvillohet për të tretin vit, duke vijuar traditën e aktiviteteve automobilistike në kryeqytet dhe duke afruar publikun me botën e motorsportit.

Ndërkohë sheshi pranë Pallatit të Kongresve në Tiranë u kthye në një pikë tërheqëse për të apasionuarit pas automobilizmit dhe turistët, me ekspozimin e automjeteve historike në kuadër të aktivitetit “Gran Tour Albania”.

Makinat e rralla dhe modelet klasike u vendosën në shesh, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, turistëve dhe admiruesve të automobilizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.