☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,655 ▼1.15%
DOW 51,949 ▼0.44%
NASDAQ 26,130 ▼2.18%
NAFTA 98.94 ▲2.53%
ARI 4,182 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,386 ▼ -1.38% ETH $2,414 ▼ -1.64% XRP $1.2976 ▼ -3.54% SOL $103.2800 ▼ -2.74%
S&P 500 7,655 ▼1.15 % DOW 51,949 ▼0.44 % NASDAQ 26,130 ▼2.18 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,182 ▲0.28 % S&P 500 7,655 ▼1.15 % DOW 51,949 ▼0.44 % NASDAQ 26,130 ▼2.18 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,182 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Tirana në gjendje kaosi, heshtje në Kosovë

Protestat që po zhvillohen prej katër ditësh në Tiranë po ndiqen me heshtje në Kosovë, ku pak deputetë të partive të ndryshme politike kanë komentuar situatën, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar përdorimin e flamurit të UÇK-së në akte vandalizmi.

Protestat e dhunshme në Tiranë, po përcillen në heshtje nga shumica e politikanëve në Kosovë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e shpresës dhe funksionimin e shtetit në Shqipëri.

“Aty ku s’ka shpresë për njerëzit, s’ka as shtet. Nuk mjafton kufiri as sovraniteti që të shpresohet. Shikojeni Shqipërinë e pavarur dhe sovrane nga 1912, kandidate për BE dhe anëtare e NATO-s”, ka shkruar Kraki.

Ndërkaq, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kur pakënaqësia shoqërore bëhet masive, zgjidhja duhet të kërkohet përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Kushdo që është në pushtet duhet ta kuptojë se pushteti buron nga qytetari dhe se shpërfillja e tij mund të sjellë pasoja tragjike, siç na mëson rasti i Sirisë”, ka shkruar Gashi.

Ai ka shtuar se përgjegjësia e politikanëve është ta dëgjojnë qytetarin para se kriza të bëhet e pakthyeshme.

OVL-UÇK kundërshton përdorimin e flamurit në akte vandalizmi

Reagim ka pasur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pasi gjatë protestave në Tiranë është parë edhe flamuri me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë, OVL-UÇK ka dënuar atë që e cilëson keqpërdorim të flamurit në akte vandalizmi, duke theksuar se ky simbol përfaqëson luftën çlirimtare, dëshmorët dhe lirinë e Kosovës.

“Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet”, thuhet në reagim.

Organizata u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave që të ruajnë dinjitetin e këtij simboli.

Raportohet për arrestimin e dy protestuesve nga Kosova

Ndërkohë, mediat në Shqipëri kanë raportuar për arrestimin e dy protestuesve nga Kosova, të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme gjatë protestave në Tiranë.

Sipas raportimeve, të arrestuarit kanë deklaruar në komisariat se janë simpatizantë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe se kanë udhëtuar nga Prishtina për të marrë pjesë në protestë.

“Jemi simpatizantë të Kurtit. Erdhëm nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë shqiptare. Duam një qeveri pro politikave të Vetëvendosjes. Bashkë me ne në autobus ishin edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit”, citohet të kenë thënë ata, sipas mediave shqiptare.

Këto deklarime, si dhe rrethanat e arrestimit, mbeten pretendime të raportuara nga mediat shqiptare dhe nuk përbëjnë, në vetvete, dëshmi për përfshirjen e personave të tjerë nga Kosova në dhunën e protestave./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.