Arte

Tirana për të dytin vit radhazi kthehet në kryeqendrën e festivalit ndërkombëtar të gjuhës e kulturës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti të enjten në një takim të rinj nga Tanzania, Filipinet, Italia e Bangladeshi, që po vizitojnë Tiranën në kuadër të “Festivalit ndërkombëtar të gjuhës dhe kulturës”.

Ministri Haxhinasto tha se festivale të tilla japin një mesazh të fortë për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin në botë, në këto ditë ku Bota ka shumë sfida kundër ekstremizmit e terrorizmit, varfërisë e zhvillimit.

Në takim, ministri vlerësoi mesazhin e jashtëzakonshëm për paqen, respektin, tolerancës dhe bashkëpunimin mes vendeve, duke marrë pjesë në këtë festival. Ky është viti i dytë radhazi që Tirana, kthehet në kryeqendrën e festivalit ndërkombëtar të gjuhës e kulturës, me pjesëmarrës nga rreth 50 shtete të botës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button