☁️
Tiranë 25°C · Vranët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 70.00 ▲0.72%
ARI 4,028 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,586 ▼ -2.84% ETH $1,569 ▼ -2.61% XRP $1.0391 ▼ -1.74% SOL $73.4500 ▼ -2.39%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 70.00 ▲0.72 % ARI 4,028 ▼0.26 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 70.00 ▲0.72 % ARI 4,028 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
01 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

“Tirana të ndahet nga Shkupi”, Shqipëria do përballet në Bruksel me “kushtet greke”

Shqipëria do të përballet të mërkurën në Bruksel me testin e radhës, për të avancuar me integrimin europian, nëse Greqia nuk do të kthehet në “bllokuese”.
Është gazeta greke Kathimerini, me burime pranë qeverisë, dhe paralajmëron lëvizjet e pritshme të qeverisë së Athinës, duke paralajmëruar qëndrimin e ri grek, që kohët e fundit nuk ka qenë pro Shqipërisë.

Sipas kësaj gazete “Këshilli Europian për çështje të Përgjithshme ka diskutuar për zgjerimin, përfshi mundësinë e ndarjen e proceseve integruese të Shqipërinë nga ato të Maqedonisë së Veriut.”

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së do të shqyrtojnë dhe miratojnë ‘Draft Konkluzionet’ për t’i hapur rrugë mbledhjes së dytë ndërqeveritare, mes vendit tonë dhe BE. Këtij vendimi i ka paraprirë një letër aprovuese mbërritur në Tiranë nga 26 vendet e BE-s, por me rezervat e Greqisë të lidhura me këmbënguljen se Fredi Beleri duhet të betohet. Ndërkohë dje gjykata rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur për të marrë leje për të kryer betimin e nisur kështu zyrtarisht mandatin.

Mbledhja e dytë ndërqeveritare kërkon një votë unanime të 27 vendeve të unionit dhe nëse kjo ndodh pa veton greke, atëherë Shqipërisë i hapet drita jeshile për hapjen e grup kapitujve, ku si i parë është kapitulli “Për të drejtat themelore”, pas përfundimit të procesit Screening.

Në Bruksel do të jetë kryeministri Edi Rama, i cili disa ditë më parë deklaroi se “fqinjët tanë duhet t’i thërrasin arsyes, duke theksuar, se nuk do të kthehet nga Brukseli i mërzitur, por do të  kthehet edhe më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar punët e mëdha për shtëpinë tonë të përbashkët”.

Por nga Greqia duket se nuk aspak tërheqje nga një veto e mundshme.

Një tjetër gazetë greke Prototema këtë të martë ka si titull: “Fredi Beleri. Burime diplomatike. Greqia nuk do të dakortësohet me procesion e zgjerimit nëse nuk ka progres”.

“Pozicioni Greqisë nuk do të jetë aprovues për procesin e zgjerimit të BE-së me Shqipërinë për aq kohë sa nuk ka progres për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri”, shkruan kjo gazetë duke cituar burime diplomatike nga Brukseli.

Më tej në artikull, theksohet se Greqia e shikon betimin e Fredi Belerit si një çështje administrative dhe aspak ndërhyrje në punët e drejtësisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.