Kronika
Tiranë, flakët përfshijnë Komisariatin numër 3
Një tjetër zjarr është verifikuar paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, pas atij të rënë në një magazinë tapetesh dhe sixhadesh në kilometrin 5 të autostradës Tiranë-Durrës.
Nga informacionet e fundit mësohet se këtë herë zjarri ka rënë në ambjentet e Komisariatit numër 3 të policisë së kryeqytetit.
Burime policore nga kjo zyrë bëjnë me dije se flakët kanë rënë në katin e dytë të ndërtesës, për shkak të një shkëndie elektrike.