Tiranë, gjendet i vdekur në një hotel fieraku 50-vjeçar
Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Tiranë.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale Ardian Laze, banues në Fier, ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Ai është dënuar në vitin 2005 për vrasje në bashkëpunim. Ai u dënua me Dritan Bilbilin për vrasjen e Arben Hoxhes, i vetëquajturi “Ben Komisari”. Atë e vranë, në sherr e sipër, në një lokal të lajrave të fatit. Lokali ishte marrë me qera nga Bilbili e Laze, por sipas deponimeve “Ben Komisari”, nuk paguante lekët dhe madje kërcënonte edhe punonjësit e lokalit. Në atë kohë Dritan Bilbili u arrestuan kurse Ardian Laze u shpall në kërkim.
Vdekja e ndodhur dje, dyshohet të jetë për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk dallohen shenja dhune. Sipas njoftimit të policisë “në ora 20.00, date 6.6.2017, në një hotel, në Bulevardin “Zogu i Parë” në një hotel u gjet i vdekur a.L. 50 vjec.”