Kronika

Tiranë/ Kërcënohet me jetë punonjësi i SHISH, gjen në pragun e derës këtë paralajmërim!

Jeta e një punonjësi të SHISH dhe familjarëve të tij është kërcënuar me 7 fishekë. Kjo është mënyra e zgjedhur nga kërcënuesi për të frikësuar punonjësin e Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili ka gjetur në pragun e shtëpisë një qese të tejdukshme, ku brenda ishin vendosur 7 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe është lajmëruar këtë mëngjes nga policia e Tiranës. Policia është njoftuar menjëherë nga specialisti i SHISH, shtetasi me inicialet SH.N. Punonjësi i Shërbimit informativ i ka gjetur fishekët rreth orës 08:00 në rrugën Jordan Misja, poshtë derës së hyrjes së apartamentit të shtëpisë së tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.05.2017, rreth orës 08:00, në rrugën “Jordan Misja”, në pragun e derës së apartamentit të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i Sh.I.Sh., është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materaiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button