☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 100.45 ▲2.26%
ARI 4,217 ▼7.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,708 ▼ -2.16% ETH $2,032 ▼ -3.71% XRP $1.3693 ▼ -2.97% SOL $85.5200 ▼ -3.15%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.45 ▲2.26 % ARI 4,217 ▼7.82 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Tiranë: “Kryengritje paqësore” mes molotovëve

Pa një skenar të qartë, por me të njëjtat mjete dhe retorikë, opozita shqiptare u rikthye në protestë këtë të diel, më 22 mars, në Tiranë.

“Kjo do të jetë kryengritja paqësore e shqiptarëve” – e cilësoi tubimin kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Megjithatë, protesta që zgjati rreth tre orë u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës nuk pati fjalime, por u përsëritën thirrjet për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Protestë në Tiranë me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës
Protesta u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisëFotografi: Rashela Shehu/DW

Marshuesit kaluan përpara disa prej institucioneve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Kryeministria dhe duke vijuar drejt Ministrisë së Infrastrukturës, selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit. Vetëm pak minuta pasi protestuesit mbërritën pranë Kryeministrisë, nisën përplasjet e para.

Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinave institucionale, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pesë efektivë policie mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës.

Mesazhe përmes simbolikës

Flamujt amerikanë, të pranishëm në protestat e mëparshme të opozitës, munguan këtë të diel. Në krye të marshimit, pankartave dhe flamujve të Partisë Demokratike, u panë flamuri i Bashkimit Evropian dhe ai i Gjermanisë. Një ndryshim i dukshëm, që vjen në një moment kur opozita ka shtuar akuzat ndaj qeverisë për bllokimin e procesit të integrimit evropian. Në daljet e tij të fundit, Berisha ka deklaruar se disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, kanë ngritur pikëpyetje për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Opozita e lidh këtë me refuzimin për heqjen e imunitetit të ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protestues me flamuj të Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë
Protestuesit mbanin flamuj të Partisë Demokratike, të Bashkimit Evropian dhe GjermanisëFotografi: Rashela Shehu/DW
Sali Berisha duke folur
Berisha: “Nuk ka paqe me Edi Ramën, vetëm betejë. Do të vijojmë deri në fitoren e plotë që t’i shporrim këta kusarë”Fotografi: Armando Babani/AP/picture alliance

Ndërkaq, edhe data e protestës mbart një simbolikë të veçantë politike. 22 marsi përkon me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1992, pas rënies së komunizmit, një referencë që opozita e përdor për mobilizim politik.

Në përfundim të protestës, nga selia e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se “beteja do të vijojë”. “Nuk ka paqe me Edi Ramën, vetëm betejë. Do të vijojmë deri në fitoren e plotë që t’i shporrim këta kusarë” – tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.