Kronika

Tiranë, parandalohet vrasja e dyfishtë; në pranga 43-vjeçari

Një ngjarje kriminale është parandaluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë, me forcat e policisë që kanë vënë në pranga një 43-vjeçar.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Genc L, banues në Tiranë, pasi përmes një arme të mbajtur pa leje kishte planifikuar të vriste dy të mitur.
Bëhet fjalë për dy adoleshentë të identifikuar me inicialet B.A dhe S.A, 15 vjeç. ky i fundit dyshohet se për rreth një vit ka patur një lidhje me të bijën e të arrestuarit, shtetasja A.L, një vit më e vogël.
Arrestimi i 43-vjeçarit është kryer në Farkë, në kushtet e flagrancës, teksa kërcënonte dy adoleshentët me armë zjarri. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë gjahu teke, 12-she dhe 20 fishekë.
Burimet policore shtojnë se materialet hetimore i janë kaluar prokurorisë për veprat penale kanosje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button