Politika

Tiranë: polemika qeveri – opozitë mbi ekonominë

Në Tiranë bizneset private kanë marrë nën kujdestari çerdhet, pas thirrjes së bashkisë se është në vështirësi financiare. Partia Demkratike i hodhi poshtë akuzat se ka lënë bashkinë me borxhe. Qeveria dhe opozita janë përfshirë prej disa ditësh në polemika të ashpra mbi gjendjen e vështirë ekonomike të vendit. ​

Bashkia e Tiranës bëri sot të ditur se të gjitha çerdhet e kryeqytetit janë adoptuar tashmë nga firma private që po i riparojnë ato brenda pak ditësh në hapjen e vitit të ri shkollor.

Kryeqyteti ka 31 çerdhe secila prej tyre është marrë në kujdestari nga 31 biznese.

Erion Velia me kontraktoret e kopeshtit nr
Erion Velia me kontraktoret e kopeshtit nr

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të bashkisë së re të Tiranës për të përmirësuar infrastrukturën e objekteve për fëmijët.

Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje firmave private pak ditë më parë t’u bashkohen nismës “Adopto 1 çerdhe”.

Brenda një jave të 31 objektet u morën nën kujdestari nga biznese dhe qytetarë, që dhuruan fonde.

Zoti Veliaj deklaroi në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak se gjeti në gjeti në bashki një borxh rreth 30 milionë dollarë ndaj firmave të ndryshme, sipas tij, pjesë e keqadministrimit të administratës së mëparshme, që drejtohej nga Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike.

Këshilltarët demokratë në bashkinë e Tiranës reaguan ndaj këtyre shifrave, duke i vlerësuar si abuzime të kryetarit të ri, pasi viti financiar i bashkisë është ende në gjysmën e vet dhe investimet ende nuk janë mbyllur.

Sipas tyre, ish-kryetari i bashkisë, kryeministri Edi Rama, la pas bashkë me bashkinë 4 vjet më parë borxhe disa herë më të larta se këto që pretendohen tani për zotin Basha, por puna vazhdoi njëlloj se projektet dhe veprimet financiare kanë ecurinë e tyre burokratike.

Ditët e fundit qeveria dhe opozita po shkëmbejnë përherë e më shumë polemika mbi gjendjen ekonomike të vendit.

Partia Demokratike deklaroi se qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 160 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat.

Duke marrë shkas nga nisma e fundit e qeverisë kundër informalitetit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu mosbesim për rezultatet, duke deklaruar një masë e madhe parash mungojnë në buxhet, edhe pse janë rritur tarifat, akcizat, cmimet e energjisë dhe naftës.

Sipas tij, miliona dollarë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve. Zyrtarët vjedhin taksat e qytetarëve dhe u tregojnë burgun atyre, që luftojnë për bukën e gojës.

Qeveria pritet të nisë në shtator një operacion të gjerë kontrollesh kundë informalitetit.

Sipas studimeve të saj, informaliteti në vend është mbi 30 për qind, ndërsa sipas burimeve të tjera, evazioni, informaliteti rrëmbejnë rreth 40 për qind të fitimeve në ekonominë e vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button