Politika
Tiranë, Rama-Meta, takim pune në vilën 31
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kanë nisur paraditen e kësaj të premteje një takim pune në vilën 31.
Të pranishëm në takim mësohet se janë edhe ministrat Tahiri e Haxhinasto, si dhe krerët e grupeve kuvendore të PS dhe LSI.
Ky është takimi i radhës që krerët e koalicionit qeveritar zhvillojnë mes tyre në një kohë fare të shkurtër.