☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,930 ▲ +0.03% ETH $2,508 ▲ +0.68% XRP $1.4248 ▲ +0.23% SOL $105.9800 ▲ +2.08%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Kronika

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

Një 41-vjeçar shqiptar do të përballet me drejtësinë në Greqi, pasi akuzohet për përdhunimin e vazhdueshëm të vajzës 9-vjeçare të bashkëshortes së tij, si dhe për kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj një të miture nën moshën 14 vjeç.

Sipas mediave greke, i akuzuari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëshortes së tij, të cilën ajo e kishte nga martesa e parë.

Ngjarja, sipas dosjes hetimore, nisi gjatë verës së vitit 2023, kur nëna e së miturës, shtatzënë në atë kohë, u kthye në Shqipëri, duke ia lënë vajzën në kujdes bashkëshortit të saj.

Prokuroria pretendon se gjatë kësaj periudhe, por edhe pas rikthimit të nënës dhe më pas në pranverën e vitit 2025, 41-vjeçari e detyronte të miturën të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe e përdhunonte, duke e kërcënuar se do t’u bënte keq familjarëve të saj nëse tregonte atë që po ndodhte.

Sipas aktakuzës, vajza nuk ia kishte rrëfyer ngjarjen nënës, pasi jetonte në frikë të vazhdueshme. Ajo kishte deklaruar se njerku e kërcënonte se do të vriste gjyshen nga ana e babait dhe xhaxhain e saj në rast se zbulonte abuzimet.

Rasti u zbulua falë informacioneve të marra nga persona të tretë, çka çoi në nisjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave ndaj 41-vjeçarit.

Ai pritet të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të përballet me akuzat për përdhunim të përsëritur të një të miture dhe abuzim seksual ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeç.

Στο εδώλιο 41χρονος που βίαζε την 9χρονη θετή κόρη του στην Ελλάδα

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.