☁️
Tiranë 26°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,622 ▼0.21%
DOW 51,562 ▼0.42%
NASDAQ 26,385 ▼0.13%
NAFTA 96.81 ▼0.43%
ARI 4,394 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,775 ▲ +5.29% ETH $2,591 ▲ +4.9% XRP $1.3817 ▲ +5.8% SOL $111.3700 ▲ +9.98%
S&P 500 7,622 ▼0.21 % DOW 51,562 ▼0.42 % NASDAQ 26,385 ▼0.13 % NAFTA 96.81 ▼0.43 % ARI 4,394 ▼0.14 % S&P 500 7,622 ▼0.21 % DOW 51,562 ▼0.42 % NASDAQ 26,385 ▼0.13 % NAFTA 96.81 ▼0.43 % ARI 4,394 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Opinion

Top Poll: Zhgënjim i madh i shqiptarëve nga Gjykata e Hagës

Nga Eduard Zaloshnja

Dje zhvillova sondazhin elektronik Top Poll për emisionin Top Story, përmes shpërndarjes së linkut të pyetësorit me SMS krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol. Pyetësorin e plotësuan 1223 banorë të rritur të vendit. Tema e sondazhit ishte vendimi i Gjykatës së Hagës për katër udhëheqësit e UÇK-së.

Pyetjes kryesore “Nga sa e keni ndjekur gjykimin e 4 udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, a mendoni se ata janë fajtorë për krime lufte?plot 80.5% e të anketuarve iu përgjigjën “Anoj nga jo”. Pra shumica dërrmuese e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk janë dakord me vendimin e GJykatës së Hagës, që u ngrit për të përfaqësuar popullin e Kosovës (nën trysninë ndërkombëtare).

Rreth 14.3% e të anketuarve ishin dakord me vendimin e Gjykatës së Hagës dhe 5.2% ishin të dyzuar, por ata ishin kryesisht të rinj (ndoshta me njohuri të mangëta rreth të luftës së UÇK-së…).

Pyetjes “Si ju duket reagimi i politikës në Shqipëri ndaj dënimit të 4 udhëheqësve të UÇK-së në Hagë? rreth 56.3% e të anketuarve u përgjigjën “I duhuri”. Ndër ta mbizotëronin të anketuar që kishin votuar vjet për PS-në. Nga ana tjetër, rreth 32.2% u përgjigjën “I vakët”, dhe shumica dërrmuese e tyre ose nuk kishin votuar fare ose kishin votuar për partitë opozitare. Nërkohë 11.5% u përgjigjën “I ashpër”, ku shumica ishin të rinj…

Pyetjes “Me kë mendoni se ka qenë komuniteti ndërkombëtar më i ashpër deri më sot në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë?” pothuaj 89% iu përgjigjën “Me shqiptarët” duke shprehur kështu zhgënjimin pothuaj unanim të popullsisë së rritur të Shqipërisë me qendrimin që ka mbajtur komunteti ndërkombëtar ndaj krimeve të luftës në Kosovë. Në një vend ku pothuaj 90% e popullsisë i konsideron SHBA-në dhe BE-në si partnerët më të rëndësishëm strategjikë, zhgënjimi i shprehur në këtë sondazh flet shumë…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.