Politika

Topalli: Drama njerëzore e emigrimit po ndodh tek porta jonë

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli e ka konsideruar emigracionin nga Afrika dhe Azia drejt Evropës si dramatik dhe sipas saj, drama është përqëndruar mes kufirit të Greqisë dhe Maqedonisë, ndërsa ne heshtim.

Deputetja e PD-së, Topalli në statusin  e saj ne Facebook shkruan se “prej muajsh shohim dramën e emigracionit nga Afrika dhe Azia drejt Europes. Tani drama e njerëzore po zhvillohet ngjitur me vendin tonë , në kufirin mes Greqise dhe Maqedonisë.Të gjitha mediat ndërkombëtare japin pamje rrenqethese të tragjedisë njerezore, që po ndodh edhe tani qe po shkruaj pak km larg Shqipërise. Tek ne flitet shume pak, thuajse se kemi tek porta, thua se ne vete, familjaret tonë nuk kemi parë vehten 25 vite më parë njëlloj si ato”.

“Ato duan t’ i ikin vdekjes, luftës. Shumë prej tyre janë gra e fëmije. Por ngjitur me ne i kanë venë tela me gjemba, i hedhin gaz lotësjellës. I kanë mbyllur kufirin.Të duket sikur janë pamje të një filmi që tregon emigrimin njerëzor të mijëra viteve me parë”, shkruan Topalli.

Related Articles

Nje koment

  1. Doli prap Jozefina per te na thene budallallekun e radhes.pershkruan nje ngjarje qe vertet po ndodh ne kohen e sotme dhe krahasimin e ben me mijera vjet me pare(LEXO fundin e artikullit) e para sikur ne ato kohe egzistonin mjetet e sofistikuara te kohes se sotme ,e dyta te jep pershtypjen e nje deshmitari Okulist te mijera vjet me pare.Vaj medet ka qene kryetare e kuvendit .E dinte mire baba SALIU se ke fuste ne PD dhe i jepte Poste…….e rjedhur komplet …..te falenderojme SALI per te gjitha ,sidomos per jozefinen qe e duam te gjithe se na mban me Humor……sidomos me gjyhen e saj trashanike…te turperohet qe e ve veten nje me GJERGJ FISHTEN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button