☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

TORONTO – Kanadaja heq prodhimet amerikane të detit nga lista e kundërtarifave

TORONTO, 27 GUSHT /ATSH-AA/ – Kanadaja ka hequr peshkun dhe prodhimet e detit nga lista e produkteve amerikane që do t’u nënshtrohen kundërtarifave, duke iu referuar reagimeve nga industritë vendase, tha të enjten Departamenti i Financave.

Ndryshimi u bë një ditë pasi Otava njoftoi kundërtarifa ndaj mallrave amerikane me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, në përgjigje të tarifave të vendosura nga Washingtoni.

Departamenti tha se ndryshimi u bë “për mbrojtje kundër dëmeve më të gjera ekonomike”, pa dhënë detaje të tjera.

“Ne po punojmë vazhdimisht me industritë kanadeze për të vlerësuar efektivitetin e këtyre masave, duke u përqendruar kryesisht te industritë që janë prekur nga tarifat amerikane”, thuhet në një deklaratë të tij në platformën sociale amerikane X.

Otava tha se do të bëjë ndryshime të tjera për të siguruar që masat e saj të vazhdojnë të përfaqësojnë një përgjigje dollar për dollar dhe normë për normë ndaj tarifave amerikane.

Tarifat kundërpërgjigjëse të Kanadasë pritet të hyjnë në fuqi më 8 shtator.

Disa përpunues kanadezë të prodhimeve të detit, të cilët importojnë karavidhe nga SHBA-ja, kishin shprehur shqetësimin se tarifat do t’u rrisnin kostot, ndërsa prodhuesit vendas druheshin se masat mund të nxisnin kundërpërgjigje të tjera nga SHBA-ja.

Paketa fillestare në masë të madhe përputhej me produktet e përfshira në tarifat amerikane me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, të cilat hynë në fuqi të shtunën, përfshirë celulozën dhe produktet e letrës. Peshku dhe prodhimet e detit, megjithatë, nuk ishin ndër sektorët e synuar posaçërisht nga Washingtoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.