Toshkovski: Së shpejti informacione të reja për letrën kërcënuese ndaj presidentes
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për personin e arrestuar për letrën kërcënuese të gjetur në zyrën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe se së shpejti priten informacione të reja, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me personin e arrestuar, në kuadër të hetimeve për kërcënimet ndaj presidentes së vendit.
Siç njofton Alsat, Toshkovski tha se institucionet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt pritet të ketë informacione të reja, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike.
Më 18 nëntor, në zyrën popullore të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, në qendër të Shkupit, është gjetur një letër me përmbajtje kërcënuese. Rastin në polici e kanë denoncuar punonjësit e zyrës, ndërsa MPB-ja ka arrestuar një 46-vjeçar, të dyshuar se e ka lënë letrën.
Për momentin nuk dihet përmbajtja e letrës dhe as kujt konkretisht i janë drejtuar kërcënimet, thekson Alsat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.