☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.48 ▲1.58%
ARI 4,043 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.56% ETH $2,355 ▲ +2.16% XRP $1.3284 ▲ +2.42% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.48 ▲1.58 % ARI 4,043 ▼0.79 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.48 ▲1.58 % ARI 4,043 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

“Tragjedi në Madrid”, Reali eliminohet nga Ajaxi “magjik”

“Ajaxi” bëri surprizën e madhe mbrëmjen e djeshme në Ligën e Kampionëve, duke fituar me rezultatin 1-4 në “Santiago Bernabeu” dhe duke nxjerrë jashtë kompeticionit “Realin” e Madridit.

Tre herë kampionët radhazi në Champions, dështuan në mënyrë të turpshme për të mbrojtur titullin, pasi panë t’u përmbysej edhe avantazhi 1-2 i ndeshjes së parë në Amsterdam.

Ziyech dhe Neves shënuan shpejt për holandezët, ndërsa trajneri Solari u detyrua të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet e Lucas dhe Vinicius, që lanë fushën e lojës brenda pjesës së parë.

Në minutën e 62-të ishte Tadiç që shënoi golin e tretë për holandezët, por Reali reagoi dhe rindezi shpresat në minutën e 70′ me anë të Asensios.
Megjithatë, vetëm dy minuta më pas ishte Schone që shënoi një gol spektakolar me një goditje dënimi në pozicion të prirët me portën, duke vulosur një kualifikim gati-gati të pabesueshëm të Ajaxit.

Nga ana tjetër, Reali mbyll një javë të tmerrshme, pasi pëson 3 humbje radhazi në “Santiago Bernabeu”, dy me Barcelonën, të cilat e nxorrën nga lufta nga të gjithë kompeticionet ku ishin në garë.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Tottenhami arriti të fitojë 0-1 ndaj Borussias së Dortmundit, falë një goli të shënuar nga kapiteni Harry Kane.

Gjithsesi vlen të theksohet se londinezët vinin të qetë në këtë transfertë, pasi kishin fituar me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e parë në “Wembley”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.