☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 90.78 ▼0.57%
ARI 4,532 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $80,589 ▲ +3.36% ETH $2,505 ▲ +3.99% XRP $1.4400 ▲ +4.64% SOL $103.3300 ▲ +2.39%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 90.78 ▼0.57 % ARI 4,532 ▼0.18 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 90.78 ▼0.57 % ARI 4,532 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Europa

Tragjedi si në filma në Itali, rrëmbeu të dashurën e futi në bagazh! Pasi erdhi policia u hodh nga ura bashkë me të

“Më ndihmo, të lutem!” Këto ishin fjalët e fundit që Lorena Isceri i tha një miku, ndërsa ndodhej e mbyllur në bagazhin e makinës së ish-partnerit të saj, Federico Vella, 11 vite më të ri.

Pak çaste më parë, 47-vjeçarja kishte telefonuar edhe numrin e emergjencës 112. Më pas telefoni u fik. Edhe kur policia tentoi ta telefononte sërish, nuk mori më përgjigje.

Nga salla operative e Firences nisi menjëherë kërkimi. Sinjali GPS i celularit tregonte se telefoni po lëvizte në autostradën A1. Patrullat e Policisë Rrugore u vunë në ndjekje dhe arritën ta lokalizonin makinën pranë një mbikalimi në Barberino di Mugello.

Kur efektivët mbërritën, Lorena dhe ish-partneri i saj, Federico Vella, ndodheshin jashtë automjetit. Kur ai i pa policët kapi Lorenën dhe sa hap e mbyll sytë e shtyu nga ura. Më pas u hodh edhe vetë pas saj. Mjekët e urgjencës nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar.

Sipas informacioneve të para, gjithçka kishte nisur disa orë më herët. Vella dyshohet se e kishte pritur Lorenën kur ajo u kthye në shtëpi. Në garazhin e pallatit e kishte e kishte goditur, më pas e kishte lidhur dhe e kishte futur në bagazhin e makinës.

Hetuesit besojnë se 36-vjeçari kishte harruar në bagazh çantën e shpinës dhe telefonin celular. Pikërisht me atë telefon Lorena arriti të telefononte fillimisht policinë dhe më pas një mik, duke kërkuar ndihmë.

Lorena Isceri punonte në sektorin e marketingut për një kompani veterinare, ndërsa Federico Vella ishte i punësuar në një kompani të makinave me qira. Sipas hetimeve të deritanishme, mes tyre kishte pasur debate dhe tensione edhe pas përfundimit të lidhjes.

Në vëmendje të hetuesve kanë përfunduar edhe postimet e fundit të 36-vjeçarit në Instagram. Më 12 gusht ai kishte publikuar fotografi të tyre së bashku, të shoqëruara me mesazhin: “Ka lidhje aq të përsosura, sa edhe kur ndahen, gjurma e tjetrit mbetet përgjithmonë. Ty, gruas që kam dashur me gjithë shpirt dhe që e humba nga budallallëku im. Do të jem i yti edhe pse nuk mund të jem më.”

Pak orë para ngjarjes ai kishte publikuar edhe një mesazh në “Story”: “Lamtumirë të gjithëve. Të dua aq sa të mos të flas kur mund të të lëndoj.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.