Tragjike në Tropojë, korrenti u merr jetën 2 punonjësve të Bashkisë, 2 të tjerë në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës.
Sipas informacioneve paraprake, dy prej punonjësve, dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa 2 punonjësit e tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur teksa katër punonjës bashkie po vendosnin dritat e rrugës dhe kanë rënë në kontakt me korentin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.