Transferim te Chelsea? Granit Xhaka flet në kampin e kombëtares zvicerane
Granit Xhaka ka gjasa të transferohet te Chelsea. Klubi londinez ka ofruar 9,5 mln paundë për mesfushorin shqiptar, i cili ka kontratë me Sunderland.
Vetë lojtari nuk i ka nxitur spekulimet. Në një deklaratë të fundit nga kampi i kombëtares zvicerane, mesfushori ka theksuar se nuk e ka mendjen te merkatoja, të paktën për momentin.
“Nuk është puna ime të flas për një transferim të mundshëm te Chelsea. Për këtë kam menaxherët e mi. Unë dua të përqendrohem plotësisht te Kupa e Botës”, deklaroi Xhaka.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.