☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,702 ▼0.55%
DOW 52,203 ▼0.52%
NASDAQ 26,136 ▼1.56%
NAFTA 102.26 ▼0.51%
ARI 4,021 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,883 ▼ -0.07% ETH $2,333 ▼ -0.79% XRP $1.2889 ▼ -2.79% SOL $100.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 % S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Transparencë e shërbimeve publike, lançohet platforma kombëtare për raportim të problematikave

Inspektorati i Përgjithshëm ka lançuar plaftormën sigurt.gov.al (https://sigurt.gov.al/) e cila i vjen në ndihmë qytetarëve dhe subjekteve apo bizneseve.

Në sigurt.gov.al, qytetarët mund të futen dhe të denoncojnë një sipërmarrje e cila shkel ligjin e punës, ndot mjedisin apo shkel ligje të tjera të shtetit shqiptar.

Qytetarët mund të zgjedhin vetë nëse duan të identifikohen në denoncimin që bëjnë ose të ruajnë anonimatin.

Po ashtu, platforma u jep mundësi edhe subjekteve, bizneseve që të mund të denoncojnë një inspektor i cili nuk zbaton ligjin, rregulloren apo shkel etikën në punën e tij. Edhe në këtë rast, biznesi mund të zgjedhë të jetë anonim ose të identifikohet.

Çdo raportim pajiset me një kod unik gjurmimi, i cili mundëson ndjekjen online të statusit dhe fazave kryesore të trajtimit të rastit.

Parandalim për bizneset

Platforma ofron për bizneset checklist-a sektoriale, materiale vetëkontrolli, udhëzime praktike dhe rekomandime për reduktimin e riskut dhe përmirësimin e përputhshmërisë me standardet ligjore në inspektim.

Publikohen statistika dhe të dhëna të agreguara e të anonimizuara mbi problematikat dhe trendet, pa ekspozuar identitetet e raportuesve apo masat administrative.

Platforma synon të rrisë transparencën ndaj shërbimeve publike, bashkëpunimin e qytetarëve dhe bizneseve me institucionet shtetërore, vecanërisht ato lidhur me inspektimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.