☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,524 ▲0.28%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.62 ▲2.72%
ARI 4,057 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +0.11% ETH $2,332 ▼ -0.49% XRP $1.3120 ▼ -0.68% SOL $100.9300 ▲ +0.08%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tre të arrestuar për sulmet e koordinuara me bomba artizanale që tronditën Selanikun! Zbulohen detajet

Pas hetimeve dhjetëditore, Shërbimi Antiterror i Greqisë ka arrestuar tre persona për sulmet e koordinuara me bomba artizanale të gazit që tronditën Selanikun në 1 korrik.

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Selanik dhe Kretë, ndërsa vijojnë kontrollet në banesa dhe ambiente të tjera.
Sipas autoriteteve, një 29-vjeçar u arrestua në Selanik dhe një 26-vjeçare në Hania të Kretës, të dy të njohur më parë nga policia për aktivitet në qarqet anarkiste.

Personi i tretë dyshohet se u vuri në dispozicion apartamentin e tij, i cili, sipas hetimeve, u përdor si bazë për përgatitjen dhe ekzekutimin e sulmit ndaj banesës së Afroditi Nestorës.

Hetimet tregojnë se 26-vjeçarja dhe 29-vjeçari mbërritën në apartament një ditë para sulmit, qëndruan aty deri në momentin kur vendosën mekanizmin shpërthyes dhe, pas shpërthimit, u kthyen sërish për të ndërruar rrobat, përpara se të largoheshin.

Policia vlerëson se sulmet janë kryer nga dy grupe të ndryshme dhe autorët e sulmit tjetër mbeten ende të paidentifikuar. Autoritetet shpresojnë se analizimi i telefonave celularë të të arrestuarve do të çojë edhe në identifikimin e pjesëtarëve të grupit të dytë.

Ngjarja në fjalë kishte tronditur opinionin publik grek. Tre sulme të koordinuara me bomba artizanale gazi kishin në shënjestër banesat e tre drejtuesve lokalë të partisë në pushtet, Demokracia e Re, në Selanik.

Sulmi më i rëndë ndodhi në banesën e Afroditi Nestorës ku pas shpërthimit të mekanizmit artizanal tek automjeti i saj zjarri i fuqishëm dhe tymi përfshiu të gjithë godinën. Si pasoje humbi jetën nëna e ish kandidates për deputete të Demokracisë së Re , ndërsa u plagosën edhe katër persona të tjerë.

Dy sulmet e tjera kishin në shënjestër banesat e kryetarit të Demokracisë së Re në Selanik, Zisis Ioakeimovits, dhe ish-deputetit Savvas Anastasiadis, duke shkaktuar dëme materiale.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar sulmin një akt terrorist, duke premtuar se autorët do të identifikoheshin dhe do të viheshin përpara drejtësisë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.