🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $63,550 ▲ +1.43% ETH $1,726 ▲ +1.68% XRP $1.1476 ▲ +1.78% SOL $71.6100 ▲ +4.46%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Kosova

Tregtia në Rajon, Kosova e pakënaqur nga taksat shqiptare

Kosova dhe bizneset e saj janë të pakënaqura me ecurinë e deritanishmë të bashkëpunimit ekonomik mes tyre dhe Shqipërisë. Edhe kryeministri Kurti ka kritikuar sistemin e taksave të Shqipërisë, ndërsa tre shoqata të rëndësishme nga Kosova e Shqipëria kanë prezantuar gjetjet e tyre sa i përket barrierave në tregtinë dypalëshe. Gazetari Bardhi Sejdarasi ka ndjekur këto veprimtari në Prishtinë

“Barrierat me Shqipërinë tejkalojnë dallimet tona në dialekt”, ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti në një forum biznesi me temë “Barrierat Tregtare Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut”. Kryeministri Kurti e ka quajtur “gjobitje” taksën e skanimit që e paguajnë sipërmarrësit e Kosovës edhe kur kalojnë transit në territorin shqiptar”, tha Albin Kurti, Kryeministër, Republika e Kosovës.

Takimi i organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, iu dha përgjigje disa problematikave të ngritura nga përfaqësuesit e bizneseve.

Një ditë më pas, po në Prishtinë, Instituti GAP, Riinvest nga Kosova dhe Qendra Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare ACIT, shpalosën në një takim me sipërmarrës dhe autoritete të të dy vendeve studimet e tyre lidhur me potencialin tregtar Shqipëri-Kosovë dhe barrierat dhe zbatimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë.

Arben Shkodra nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë e ka quajtur nënshkrimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë një butafori dhe shou gjë që e tregon dhe mungesa e zbatimit të tyre në praktikë.

Në takim i theksua se ka potenciale të pashfrytëzuara në rritjen e bashkëpunimit ekonomik në rajon, ndërsa treguesit e sotëm të këtij bashkëpunimi nuk e reflektojnë këtë potencial, kryesisht për bashka të barrierave tarifore dhe jotarifore që ekzistojnë në shkëmbimet tregtare mes të dy vendeve.

Takimet e fundit i paraprijnë mbledhjes së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës që është paraparë të zhvillohet në fund të këtij muaji në Shkodër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.