Ekonomia

Tregtimi i energjisë/ Bordi i ERE-s fillon proçedurat për liçensimin e “Albanian Energy Supplier”

Shoqëria “Albanian Energy Supplier” sh.p.k, ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për liçensim në aktivitetin e tregëtimit dhe furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.

energjiaKy vendim merret  në zbatim të nenit 16, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, të nenit 18 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për Procedurat e Liçensimit Modifikimit, Transferimit të Plotë/ të Pjesshëm dhe Rinovimit të Liçensave”.

Ndërsa sipas ERE-s, Bordi i Komisionerëve ka filluar proçedurat për liçensimin e shoqërisë “Albanian Energy Supplier” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e tregëtimit dhe furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button