☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,529 ▼0.28%
DOW 52,169 ▼0.42%
NASDAQ 25,214 ▼0.16%
NAFTA 85.72 ▼1.3%
ARI 4,059 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,540 ▼ -0.85% ETH $2,079 ▼ -2.63% XRP $1.0622 ▼ -3.86% SOL $84.3700 ▼ -3.72%
S&P 500 7,529 ▼0.28 % DOW 52,169 ▼0.42 % NASDAQ 25,214 ▼0.16 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,059 ▼1.36 % S&P 500 7,529 ▼0.28 % DOW 52,169 ▼0.42 % NASDAQ 25,214 ▼0.16 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,059 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tregtonin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, arrestohen 6 persona

Pandemia e COVID -19 ka bërë që disa biznese ta shfrytëzojnë këtë për përfitime në mënyrë të paligjshme, ku sot u zbulua një tjetër skemë mashtrimi me pasojë të rënda, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit. 4 farmaci dhe depo farmaceutike kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për t’u shitur qytetarëve ilaçe kontrabandë. Në këtë skemë ishin të përfshirë 4 administratorë të farmacive dhe të depove farmaceutike në Tiranë, të cilët ranë në pranga. Në konkretisht u arrestuan sot si rezultat i një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike.

Në këtë skemë mashtrimi, 4 të arrestuarit bashkëpunonim me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu e cila dyshohet se i sillte mallrat kontrabandë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së COVID-19, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente kontrabandë. Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Të arrestuarit

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie
Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh
Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie
Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike

“Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”, thuhet në njoftim

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.