☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Tregu i përbashkët ballkanik, Hahn: Brenda mesit të 2018-s

Bashkimi Europian shpreson që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë një marrëveshje në samitin e 12 korrikut në Itali, për të krijuar një treg të përbashkët rajonal që mund të realizohet brenda një viti, në përpjekjen e fundit të bllokut për riangazhimin e rajonit.
BE-ja është tejet energjike për të treguar se mbetet e angazhuar në rajonin e Ballkanit, pavarësisht “armiqësive” të brendshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të unionit pas viteve të fundit të krizës ekonomike, papunësisë së lartë dhe rritjes së euroskeptikëve apo partive populiste.
“Tregu i përbashkët i Ballkanit Perëndimor, që do të hiqte pengesat tregtare, do të prezantonte rregulla të standardizuara për bizneset dhe do të eliminonte pengesat për të punuar kudo në rajon, do të ndërtohet mbi marrëveshjen ekzistuese rajonale të tregtisë së lirë”, tha Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili mbikëqyr përpjekjet për anëtarësim në BE të këtyre vendeve.
“Ne shpresojmë të marrim miratimin për këtë treg në samitin e Triestes”, tha Hahn për takimin e ardhshëm e të përvitshëm të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të Bashkimit Europian. “Me vullnet politik, ne mund ta realizojmë këtë brenda një viti”, tha ai për reporterët, duke shtuar se Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, do të ndihmojë në këtë proces.
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat vuajnë ende hijet e luftrave të viteve ’90 dhe janë të rrënuar nga ndasitë politike e etnike, shpresojnë që të gjitha t’i bashkohen Bashkimin Europian. Këtu bëjnë pjesë, veç Shqipërisë e Kosovës, edhe Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
BE-ja e sheh tregun e përbashkët të 20 milionë banorëve, pjesë e këtyre shteteve, si një mënyrë për të forcuar ekonominë e Ballkanit, të ulë tensionet etnike, të kundërshtojë ndikimin rus dhe të ripërtërijë synimin e rajonit për t’iu bashkuar bllokut.
Hahn tha se tregu i përbashkët do t’i ndihmojë këto shtete të përgatiten për tregun e vetëm e të përbashkët të BE-së, që eliminon barrierat për tregtinë anembanë vendeve të unionit, e duke iu ofruar qasje të lirë konsumatorëve.
“Kjo është një përpjekje për të krijuar një atmosferë pozitive në Ballkan, e gjithashtu për të krijuar mundësi të reja biznesi. Sigurisht që është e arritshme”, tha Hahn, i cili theksoi më tej se çdo marrëveshje nuk do të hiqte të gjitha pengesat tarifore, sepse Kosova mbështetet te të ardhurat nga detyrimet doganore për 1/3-tën e të ardhurave të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.