Ekonomia

Tregu i punës në Shqipëri favorizon meshkujt

Sipas të dhënave të Anketës së Forcave të Punës në vitin 2014 për popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç, rezulton se pjesa më e madhe, 51,1%, janë femra dhe 48,9 % e popullsisë meshkuj.
Por, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për meshkujt e moshës 15-64 vjeç është 72,2 %, duke shënuar një hendek prej 18,9 pikë përqindje në shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës, shfaq tendencën se në krahasim me femrat, meshkujt janë më aktivë në tregun e punës.
Gjatë vitit 2014, të punësuarit e moshës 15-64 vjeç zunë 50,5 % të popullsisë në moshë pune, ku shkalla e punësimit për meshkujt arriti 58 % ndërsa për femrat 43,4 %.
Struktura e punësimit sipas statusit në punësim tregon se 42,6 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 31,8 % janë punëtorë pa pagesë të familjes dhe 25,6 % janë të vetë-punësuar.
Ndërsa femrat kanë 1,3 herë më shumë shanse se meshkujt që të punojnë si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes, tek të vetëpunësuarit dhe të punësuarit me pagë mbizotërojnë meshkujt me përkatësisht 57,2 dhe 70,5 %.
Sipas aktiviteteve ekonomike, në vitin 2014 rezulton se sektori bujqësor punëson 42,7 % e të punësuarve, pasuar nga sektori i shërbimeve (të tregut dhe jo të tregut ) me 49,4 %. Pesë në dhjetë gra të punësuara janë të angazhuara në aktivitete të bujqësisë.
Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave është ai i shërbimeve, ku përfshihen aktivitete si administrimi publik, shërbimet sociale, shërbime të tjera.
Për popullsinë e meshkujve të moshës 15-64 vjeç punësimi mbizotëron në sektorin e bujqësisë, por në shkallë më të ulët sesa për femrat, pasi kanë 1,4 herë më pak shans nga femrat për të punuar në aktivitete bujqësore.
Më së shumti, meshkujt në 40,6 % janë të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe 11,1 % në sektorin e ndërtimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button