☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,379 ▲0.16%
DOW 45,431 ▲0.58%
NASDAQ 20,930 ▼0.09%
NAFTA 102.91 ▲3.28%
ARI 4,572 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
SOL $84.1400 ▲ +2.96%
S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 % S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tregu Rajonal, Shqipëria përkeqësoi tregtinë me vendet e CEFTA më 2016

Teksa në Trieste të Italisë, në një samit të posaçëm, u ra dakord për të zhvilluar tregun e përbashkët rajonal në Ballkan, të dhënat faktike për tregtinë të paktën në rastin e Shqipërisë, nuk tregojnë përparim në vitin 2016.

Sipas të dhënave nga CEFTA, shihet se tregtia e Shqipërisë me këto vende nuk pësoi ndryshime të dukshme që kur u nënshkrua marrëveshja.

Përkundrazi në vitin 2016,  Shqipëria importoi më pak mallra nga vendet e CEFTA-s. Nga 8% që ishte pesha e importeve në këto vende më 2015, në 2016 zbriti në 6%.

Raporti për tregtinë i CEFTA-s tregon se, Shqipëria ka partnerin e saj më të fuqishëm tregtar për eksportin Italinë. Me këtë shtet, Shqipëria  realizon 58% të eksporteve ndërsa me vendet e CEFTA-s realizoi vetëm 14% të eksporteve, një peshë e njëjtë me atë të vitit 2015. Shihet se gjatë vitit të kaluar Shqipëria ka rritur më tej (7%) përqendrimin e eksporteve me Italinë në raport me 2015.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) është një marrëveshje tregtare ndërmjet vendeve joanëtare të BE-së, anëtarët e të cilëve tani janë të vendosur kryesisht në Europën Juglindore.

E themeluar nga përfaqësuesit e Polonisë, Hungarisë dhe Çekosllovakisë, CEFTA u zgjerua në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Maqedoni, Moldavi, Mal të Zi, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Pasi një vend pjesëmarrës të bashkohet me Bashkimin Europian (BE), anëtarësia e CEFTA përfundon. Që nga 1 korriku 2013, palët e marrëveshjes CEFTA janë: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe UNMIK-u në emër të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.