Politika

Sherr brenda LSI për mandatin e Armando Prengës

Ka ankesa për mandatin e deputetit të ri të LSI-së për Lezhën. Pasi u mandatua dhe u betua në parmanet deputeti i ri, Petrit Gjoni, një tjetër personazh del në skenë. Gjok Buna ka paraqitur një ankesë në Kolegjin Zgjedhor, duke kundërshtuar kështu vendimin e KQZ-së.

Buna, edhe ky nga radhët e LSI-së, ka kërkuar që të shfuqizohet vendimi që i dha mandatin Gjonit, kjo pasi ai pretendon se i takon atij me ligj. Ndërkohë, mësohet se seanca për shqyrtimin e kërkesës së Bunës do të mbahet nesër në orën 12:00.

Kujtojmë se bëhet fjalë për vendin e lënë bosh nga Armando Prenga në parlament. Pasi shterroi lista e PS për qarkun e Lezhës, mandati i kaloi LSI-së dhe KQZ vendosi të fusë në Parlament Petrit Gjonin.

*Foto 1 gjatë fushatës së 2013-es

Foto 2: Gjok Buna

gjok buna

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button