Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.37 ▲0.75%
ARI 4,448 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,298 ▲ +1.07% ETH $1,902 ▼ -0.04% XRP $0.9986 ▼ -0.25% SOL $76.2800 ▲ +0.97%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.37 ▲0.75 % ARI 4,448 ▼0.58 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.37 ▲0.75 % ARI 4,448 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Sporti

Triumfon Shqipëria e rrjetës

Shqipëria në volejboll për meshkuj rikthehet tek fitorja pas katër vitesh mungesë. Gjithçka ndodh me djemtë e Jani Melkës, të cilët në mbrëmjen e së dielës triumfuan, 3-1 ndaj Rumanisë. Anton Qafarena, Raul Sabliqi, Leonardo Doda, Muharrem Deliu, Osman Qepa, Norgen Baruti, Xhulio Lumani Regis Shehi, Aldo Kupi, Ledion Martiro, Emanuel Driza, Santiel Kamenica, Krist Martiro dhe Gersi Jula u bënë të gjithë bashkë rreth trajnerit Jani Melka për të sjellë këtë triumf që i mungonte volejbollit shqiptar.

Një fitore që është si “kapak floriri” në këtë fund të Ligës së Europës, që numron në total një sukses dhe pesë humbje. Dominohen dy setet e para, të cilat Shqipëria i fiton 25-23 dhe 25-19. Stanciu ndërron krejtësisht formacionin, forcon bllokun dhe merr setin e tretë 25-17. I katërti nuk ka më dyshime, 25-16 dhe 3-1 për Shqipërinë, ndërsa festa është e madhe në kampin kuqezi.

Por nëse fituan djemtë, kjo gjë nuk ndodhi me vajzat, të cilat në ndeshjen e gjashtë u mundën 0-3 nga Suedia. Nordiket me Izabela Hak dominuan gjithçka, ndërsa fituan 8-25, 9-25 dhe 15-25. E në këtë mënyrë i erdhi fundi Ligë së Europës në një transmetim maratonë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nga salla olimpike “Feti Borova”. Në tërësi triumfi i djemve i bën nder rrjetës shqiptare për t’u rritur në nivel ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.