Bota
Tronditet Gjermania/ Dy sulme me armë, 8 të vdekur dhe 5 të plagosur
Dy sulme me armë kanë ndodhur në Gjermani në qytetin Hanau duke lënë të vdekur 8 persona dhe plagosur 5 të tjerë.
Mësohet se sulmi i parë i bërë në një shisha bar ku mbetën të vdekur 3 persona ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa sulmi tjetër është shënuar në lagjen Keselshtadt ku u vranë edhe 5 persona të tjerë duke e çuar bilancin në 8 viktima.
Akoma nuk dihen motivet që çuan autorin në këtë sulm të rëndë, thuhet në një deklaratë të policisë.
Zyrtarët thonë se autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk është arrestuar. Forca të shumta policie dhe dy helikopterë janë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Hanau ndodhet 15 milje(25km) në lindje të Frankfurtit.
Ky sulm vjen vetëm 4 ditë pas një sulmi të ndodhur në Berlin ku mbeti i vrarë një person.