Bota
Trudeau: Kufiri me SHBA-në do të mbyllet edhe për 30 ditë të tjera
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se Kanadaja dhe SHBA ranë dakord për mbylljen e kufirit për të gjitha udhëtimet jo thelbësore edhe për 30 ditë të tjera.
“Kanadaja dhe SHBA kanë rënë dakord të zgjasin për 30 ditë të tjera masat aktuale kufitare”, theksoi Trudeau.
Ai shtoi se masa siguron mbrojtje të qytetarëve të të dyja anëve të kufirit.
Të dyja vendet mbyllën përkohësisht kufirin e përbashkët më 18 mars.