Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Evropa ka rënë dakord të lirojë një sasi të madhe të rezervave të saj të naftës.
Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump tha se procesi do të nisë menjëherë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi sasinë e rezervave apo vendet që do të përfshihen në këtë vendim.
“Evropa sapo ka rënë dakord të lirojë një sasi të madhe të rezervave të saj të mëdha të naftës. Procesi do të fillojë menjëherë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President D.J.T”, tha ai në mesazhin e tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.