☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.69%
DOW 51,144 ▲0.43%
NASDAQ 27,175 ▲1.13%
NAFTA 91.52 ▼1.45%
ARI 4,168 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,656 ▼ -0.14% ETH $2,681 ▼ -0.77% XRP $1.4981 ▼ -0.05% SOL $119.6400 ▲ +1.09%
S&P 500 7,720 ▲0.69 % DOW 51,144 ▲0.43 % NASDAQ 27,175 ▲1.13 % NAFTA 91.52 ▼1.45 % ARI 4,168 ▼0.83 % S&P 500 7,720 ▲0.69 % DOW 51,144 ▲0.43 % NASDAQ 27,175 ▲1.13 % NAFTA 91.52 ▼1.45 % ARI 4,168 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

PARIS – Macron kërkon koordinim të G7 për përballimin e çmimeve të larta të karburanteve

PARIS, 2 tetor /ATSH – DPA/ – Franca po kërkon një koordinim më të madh ndërkombëtar për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve në mbarë botën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi të premten një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës theksoi nevojën për veprim të përbashkët ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve, njoftoi Pallati Élysée.

Sipas presidencës franceze, Macron theksoi se vendet e G7 kanë interes të përbashkët për një qasje të koordinuar, pa vendosur kufizime ndaj eksporteve.

Trump ka deklaruar më herët se po shqyrton mundësinë e ndalimit të eksporteve të naftës diesel, masë që do të prekte edhe vendet evropiane, me synimin për të ulur çmimet në Shtetet e Bashkuara.

Bisedimet për këtë çështje po zhvillohen gjithashtu në nivel evropian dhe me Kanadanë. Franca, e cila mban presidencën e G7 këtë vit, po bashkëpunon edhe me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për të trajtuar rritjen e çmimeve të karburanteve.

Sipas Élysée-së, liderët e vendeve të G7 pritet të zhvillojnë një videokonferencë sa më shpejt të jetë e mundur, me synim koordinimin e masave për të frenuar presionin mbi çmimet e karburanteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.