☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,823 ▲0.63%
DOW 51,532 ▲0.52%
NASDAQ 27,628 ▲0.55%
NAFTA 89.71 ▲0.31%
ARI 4,197 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,534 ▼ -0.17% ETH $2,689 ▼ -0.75% XRP $1.5006 ▲ +0.05% SOL $120.5400 ▲ +0.43%
S&P 500 7,823 ▲0.63 % DOW 51,532 ▲0.52 % NASDAQ 27,628 ▲0.55 % NAFTA 89.71 ▲0.31 % ARI 4,197 ▲0.97 % S&P 500 7,823 ▲0.63 % DOW 51,532 ▲0.52 % NASDAQ 27,628 ▲0.55 % NAFTA 89.71 ▲0.31 % ARI 4,197 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Amerika

Trump fajëson demokratët dhe Ukrainën për çmimet e larta të benzinës në SHBA

Presidenti Donald Trump u përpoq të hënën të zhvendoste fajin për çmimet e larta të benzinës në SHBA te demokratët dhe te sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive ruse, ndërsa po përballet me presionin e çmimeve të energjisë të nxitura nga lufta me Iranin, siç njofton Reuters.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se “ajo që po rrit Benzinën nuk është më Ngushtica e Hormuzit, sepse Numra Rekord Fuçish po dalin tani pothuajse çdo ditë, por fjala, ‘Rafineritë’, ku ato të Rusisë po shkatërrohen nga Ukraina, dhe ku tonat po mbyllen, në Shtetet Blu, si Kalifornia, nga Demokratët”.

Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm që kur Irani ndërpreu qasjen në Ngushticën e Hormuzit, korridori detar përmes të cilit kalon normalisht një e pesta e furnizimeve botërore me naftë. Sulmet e Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë kanë rritur gjithashtu çmimet, veçanërisht ato të naftës (diesel).

Sipas Reuters-it, çmimet e benzinës në SHBA janë rritur me më shumë se 40 për qind gjatë vitit të fundit, ndërsa çmimi i naftës arriti rekordin prej 6.53 dollarësh për gallon një javë më parë, sipas të dhënave të AAA-së. Çështja ka rëndësi politike në SHBA, ku administrata Trump dhe kandidatët republikanë përballen me presionin për të ulur kostot e karburantit përpara zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit, ndërsa miratimi ekonomik i Trump-it mbetet nën presion.

Kjo nuk është hera e parë që Trump fajëson Kievin për krizën e karburanteve — në mes të shtatorit ai i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndalonte sulmet ndaj industrisë energjetike të Rusisë, duke argumentuar se sulmet ukrainase me dronë ndaj rafinerive ruse po rrisnin çmimet e naftës në SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.