🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.45 ▼14.61%
ARI 4,842 ▲3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,485 ▲ +4.23% ETH $2,237 ▲ +6.18% XRP $1.3720 ▲ +4.03% SOL $84.6500 ▲ +6.12%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.45 ▼14.61 % ARI 4,842 ▲3.35 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.45 ▼14.61 % ARI 4,842 ▲3.35 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump hidhet në sulm: Të mbyllet fondacioni i Clinton, burim ryshfeti

Këtë javë kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump ka mundësinë për të bindur votuesit se ndryshimi i beftë i sjelljes së tij do të zgjasë.
Miliarderi do të vizitojë disa shtete, pas ndjesës publike për retorikën e përdorur. Menaxherët e rinj të fushatës e kanë cilësuar javën e shkuar si ditët më të mira të Trump. Por fakti se republikani duket se është futur në rrugën e drejtë, nuk do të thotë se ai do të kurseje kritikat ndaj rivales Clinton.
Ai bëri thirrje për mbylljen e fondacionit “Clinton”, duke thënë se organizata jofitimprurëse e saj, jo vetëm që sjell përfitime marramendëse, por është “ndërmarrja më e korruptuar në historinë politike. “Është e qartë, tërësisht e gabuar ajo që ka bërë organizata gjatë kohës që Hillary ishte Sekretare Shteti, por ata po vijojnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe tani”, tha Trump.
“Organizata duhet të mbyllet menjëherë”, tha ai.  Fondacioni Clinton nuk ka reaguar. Më herët fondacioni njoftoi se nuk do të pranojë donacione në qoftë se Hillary Clinton bëhet presidente.
Organizata merr shumë fonde për shkak të projekteve që ndjek, të cilat synojnë ndryshimin e klimës, përmirësimin e cilësisë së jetës për gratë dhe vajzat në vendet në zhvillim dhe luftimin e sëmundjeve të rënda. Por për Donald Trump, këto fonde janë burim i ryshfeti për  familjen Clinton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.