⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse hakmerreni, do të përballeni me sulme më të fuqishme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke paralajmëruar se Teherani do të përballet me sulme edhe më të fuqishme nëse tenton të hakmerret ndaj operacioneve ushtarake amerikane.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA-ja po kryen sulme ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit. Sipas tij, operacioni është një kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të Iranit për të vendosur mina në Ngushticë, si dhe ndaj lëshimit të tetë raketave drejt një baze amerikane në Jordani.

“Sulmet janë të përhapura dhe të fuqishme”, shkroi Trump, duke shtuar se raketat iraniane ishin rrëzuar me sukses.Presidenti amerikan dha gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Teheranin.

“Nëse kombi i dështuar i Iranit hakmerret për këtë sulm plotësisht të justifikuar, ai do të goditet përsëri shumë më fort dhe në një nivel më të lartë”, deklaroi Trump.

Në një intervistë për FOX News, presidenti amerikan tha se Irani mund të shkatërrohet plotësisht nëse konflikti vazhdon.

Trump tha gjithashtu se sulmet ajrore amerikane të kryera gjatë pasdites kishin në shënjestër sisteme radari në jugperëndim të Iranit, pranë Ngushticës së Hormuzit, të cilat sipas tij ishin në proces rindërtimi.

Ai përmendi edhe aeroplanmbajtësen amerikane USS George Washington, duke deklaruar se ajo është e pajisur plotësisht për të vijuar operacionet ushtarake nëse do të jetë e nevojshme.

Trump përjashtoi ndërkohë mundësinë e një marrëveshjeje të re me Iranin, duke argumentuar se përpjekjet e mëparshme diplomatike kanë dështuar.

Në postimin e tij, presidenti amerikan e përshkroi operacionin si një sulm në zhvillim dhe paralajmëroi se në përfundim të tij “do të ketë mbetur pak nga Republika Islamike e Iranit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.