Trump: Marrëveshja e armëpushimit me Iranin nuk vlen për Libanin
Marrëveshja e armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk vlen për operacionet ushtarake izraelite në Liban, i tha një gazetari të PBS-së presidenti amerikan, Donald Trump.
“Për shkak të Hezbollahut, Libani nuk është i përfshirë në marrëveshje”, tha presidenti amerikan, sipas një transkripti të një telefonate të shkurtër të publikuar në X nga gazetarja e PBS-së, Liz Landers.
Kur u pyet nëse ishte dakord që Izraeli të vazhdonte sulmet e tij në Liban, Trump u përgjigj se “është pjesë e marrëveshjes… Është një përleshje e veçantë”.
Izraeli bombardoi Libanin të mërkurën me intensitet të paparë që nga fillimi i luftës, duke vrarë më shumë se 89 persona dhe duke plagosur 722 të tjerë, sipas ministrit libanez të Shëndetësisë./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.