Trump mbështet Joe Gruters për një mandat tjetër në krye të Komitetit Kombëtar Republikan, pavarësisht humbjes së rëndë në mesmandat
Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje republikanëve të rizgjedhin Joe Gruters kryetar të Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), duke i dhënë mbështetjen e tij të plotë vetëm pak ditë pas humbjes së rëndë që partia pësoi në zgjedhjet e mesmandatit.
Siç njofton USA Today, Trump e bëri njoftimin në një postim në rrjetin e tij Truth Social, ku shkroi se Gruters duhet të rikthehet si kryetar i RNC-së dhe se ai ka “mbështetjen e tij të plotë dhe totale” (Complete and Total Endorsement).
Trump e vlerësoi Gruters se nën drejtimin e tij RNC-ja është kthyer në një “makineri efikase, të fokusuar dhe të fuqishme” (an efficient, focused, and powerful machine), duke e paraqitur rizgjedhjen e tij si garanci për organizimin e partisë drejt zgjedhjeve të ardhshme.
Mbështetja e presidentit vjen pavarësisht se republikanët pësuan në mesmandat humbjen më të rëndë që nga epoka e Watergate-it, duke humbur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, rezultat që ka hapur debat brenda partisë për drejtimin e saj.
Gruters, senator shtetëror i Floridës dhe ish-kryetar i Partisë Republikane të Floridës, u zgjodh kryetar i RNC-së për herë të parë në vitin 2025 me mbështetjen e Trump dhe ka ndihmuar fushatat fituese republikane të viteve 2016, 2020 dhe 2024.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.