🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,403 ▲0.67%
DOW 51,443 ▼0.15%
NASDAQ 24,665 ▲1.44%
NAFTA 90.95 ▲0.48%
ARI 4,073 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,920 ▼ -0.5% ETH $2,236 ▼ -1.08% XRP $1.1867 ▼ -4.57% SOL $90.2600 ▲ +0.2%
S&P 500 7,403 ▲0.67 % DOW 51,443 ▼0.15 % NASDAQ 24,665 ▲1.44 % NAFTA 90.95 ▲0.48 % ARI 4,073 ▼0.99 % S&P 500 7,403 ▲0.67 % DOW 51,443 ▼0.15 % NASDAQ 24,665 ▲1.44 % NAFTA 90.95 ▲0.48 % ARI 4,073 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

JEMEN – Dhjetra të vrarë e shumë të plagusor pas një sulmi në një treg

SANA’A 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Dhjetëra persona u vranë dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ndaj një tregu në provincën Taiz, në jugperëndim të Jemenit, një zonë e përfshirë prej vitesh nga konflikti i armatosur, sipas raportimeve të disa burimeve sot.

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, dhe qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e cila kontrollohet nga Houthit në Sana, 30 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga disa sulme ajrore të avionëve luftarakë të Forcave Ajrore Saudite në tregun e zonës Al-Waziyah. Arabia Saudite, e cila drejton një koalicion ushtarak kundër Houthive, nuk kishte reaguar fillimisht ndaj këtyre akuzave.

Ndërkohë, autoritetet e qeverisë jemenase, të mbështetur nga Riadi, mohuan që koalicioni të kishte kryer sulme ajrore në atë zonë dhe fajësuan milicinë Houthi.

Sipas versionit të tyre, në treg mund të kenë rënë raketa balistike që kishin devijuar nga trajektorja e parashikuar.

Tregu ndodhet në një territor të kontrolluar nga rebelët.

Rebelët Houthi prej vitesh përpiqen të marrin nën kontroll qytetin e rëndësishëm të Taizit. Në shtator, ata ndërmorën një avancim të papritur, duke pushtuar territore të konsiderueshme dhe duke siguruar qasje në Ngushticën strategjike të Bab al-Mandabit, mes Gadishullit Arabik dhe Bririt të Afrikës.

Pas këtij zhvillimi, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një ofensivë të gjerë për të rimarrë territoret e humbura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.