Trump në OKB: Irani nuk është më “ngacmuesi” i Lindjes së Mesme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se lufta me Iranin ka dobësuar ndjeshëm ndikimin e Teheranit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar Republikën Islamike si “jo më ngacmuesin” e rajonit.
Në fjalimin e tij para liderëve botërorë, Trump e përshkroi Iranin si “sponsorin numër një të terrorizmit”, duke argumentuar se ai ishte lejuar për vite me radhë të forconte kapacitetet e tij ushtarake.
“Ata ishin ngacmuesit e Lindjes së Mesme, por nuk janë më ngacmuesit”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump tha se administrata e tij kishte tentuar disa herë të arrinte një marrëveshje me Teheranin, por sipas tij këto përpjekje u refuzuan. Ai shtoi se Irani po ndërtonte një rezervë raketash dhe dronësh që, sipas vlerësimit të tij, mund të përbënin kërcënim edhe për Evropën përpara ndërhyrjes ushtarake amerikane në fillim të këtij viti.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur përfundimi i konfliktit mbetet i paqartë dhe debati brenda SHBA-së për luftën është intensifikuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.