Bota

Trump pranon zyrtarisht nominimin për një mandat të dytë

Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi zyrtarisht nominimin nga Partia Republikane për një mandat të dytë duke e shfaqur rivalin demokrat Joe Biden si një kërcënim të madh për Amerikën e Madhe.

Të paktën 70 ditë nga zgjedhjet, Donald Trump mbylli konventën amerikane duke bërë një përmbledhje të bilancit të kundërshtarit të tij me një sërë “tradhëtish” dhe “gafash” dhe duke e shfaqur si një marionetë të së majtës radikale.

“Askush nuk do të jetë i sigurtë në Amerikën e Bidenit”, theksoi miliarderi republikan në një kontekst të mbipozicionimit të krizave, shëndetësore, ekonomike, sociale dhe tensioneve raciale që e bëjnë përfundimin e zgjedhjeve të 3 nëntorit të paparashikueshëm.

“Bashkëpatriotët e mi, këtë mbrëmje, me një zemër plot mirënjohje dhe një optimizëm pa limit, pranoj këtë nominim për presidencën e SHBA-së”, theksoi ai para mijëra të ftuarve, pas një fjalimi të vajzës dhe njëkohësisht këshilltares së tij, Ivanka Trump

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button