Trump: SHBA do ta fitojë luftën me Iranin “shumë shpejt” — premton rënie të çmimeve të karburanteve
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”, duke zbuluar gjithashtu se zyrtarët amerikanë kanë biseduar me ndërmjetësit që përpiqen t’i japin fund konfliktit, siç raporton agjencia Reuters.
“Do të fitojmë, për sa më takon mua, do të jetë në një mënyrë ose në tjetrën”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, duke shtuar se fundi “do të vijë mjaft shpejt”. Ai premtoi gjithashtu se çmimet e karburanteve “do të bien ndjeshëm” pasi SHBA-ja të dalë fituese nga lufta.
Deklaratat erdhën pasi presidenti hodhi poshtë fundjavën propozimin e Teheranit për një armëpushim shtatëditor që do të përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Refuzimi e shtyu sërish lart çmimin e naftës: të hënën kontratat Brent u shitën me 108.57 dollarë për fuçi, mbi 4% më shumë se mbyllja e së premtes.
Irani ka qëndruar i palëkundur në kushtet e tij për rihapjen e ngushticës, duke i lidhur ato me lehtësimin e sanksioneve, shkrirjen e aseteve dhe heqjen e bllokadës detare amerikane, ndërsa Trump tha të dielën se pret që bisedimet me Teheranin të vazhdojnë këtë javë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.