Irani pretendon se goditi me dy raketa një anije luftarake amerikane pranë Hormuzit — Pentagoni e mohon
Mediat iraniane pretendojnë se një anije luftarake amerikane që po përpiqej të kalonte Ngushticën e Hormuzit është goditur me dy raketa pasi injoroi paralajmërimet, siç raporton Al Jazeera.
Sipas agjencisë Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), anija — emri i së cilës nuk u bë i ditur — u detyrua të tërhiqej të hënën nga afërsia e portit iranian të Jaskut dhe “të arratisej”. Ushtria amerikane, në një deklaratë në rrjetet sociale, mohoi që ndonjë anije e saj të jetë goditur.

Pretendimi erdhi disa orë pasi shefi i komandës së përbashkët ushtarake të Iranit, gjeneralmajori Ali Abdollahi, paralajmëroi se forcat amerikane do të sulmohen nëse përpiqen të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit. “Forcat e armatosura nën komandën time do të ruajnë dhe menaxhojnë sigurinë e Ngushticës së Hormuzit me gjithë forcën”, tha ai, në përgjigje të njoftimit të Trump-it të dielën se SHBA do t’i “udhëheqë” anijet e bllokuara përmes ngushticës.
Në rrafshin diplomatik, Ministria e Jashtme e Iranit konfirmoi të hënën se Teherani po shqyrton tekstin më të fundit nga Uashingtoni, të përcjellë përmes Pakistanit, por kërkoi një qasje më “realiste” nga Trump. Zëdhënësi Esmaeil Baghaei tha se në këtë fazë Teherani do të flasë “për asgjë tjetër përveçse për fundin e plotë të luftës”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.