Bota

Trump shkarkon dëshmitarin në gjyqin e tij

Nënkoloneli u shoqërua jashtë Shtëpisë së Bardhë ku punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha avokati i tij David Pressman në një deklaratë.

“Në mendjen e amerikanëve nuk ka asnjë dyshim se përse atë e shkarkuan, përse ky vend tani ka një ushtar më pak që i shërben në Shtëpinë e Bardhë. Nënkolonelit Vindman iu kërkua të largohej sepse tha të vërtetën,” u shpreh zoti Pressman.

Nënkoloneli Vindman dëshmoi gjatë hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve, proces që synonte ngritjen e akuzave kundër Presidentit Trump në nëntor. Ai tha se kërkesa që Presidenti Trump i bëri presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një telefonatë të korrikut 2019 ishte e papërshtatshme, kërkesa që më pas u bë qendra e hetimit.

Vindman tha para një komisioni të drejtuar nga demokratët se “Nuk po u besonte veshëve për ato që po dëgjonte” gjatë thirrjes telefonike. Presidenti Trump i kërkoi presidentit Zelenskiy të fillonte hetimet ndaj rivalint demokrat Joe Biden si dhe rreth aludimeve se kishte qenë Ukraina dhe jo Rusia pas ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale të 2016-s në SHBA.

Presidenti Trump u shpall i pafajshëm në gjyqin në Senatin e kontrolluar nga republikanët të cilët votuan kundër akuzave për shpërdorim pushteti dhe pengim të Kongresit nga Presidenti Trump.

I pyetur më herët të premten në lidhje me njoftimet se ai mund ta shkarkonte Nënkolonelin Vindman, Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Nuk jam i kënaqur me të. Pse, ju mendoni se jam i kënaqur me të?”

Njoftohet ndërkaq se Vindman do të riemërohet në Departamentin e Mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button