Kronika

Trupat e Forcës Tokësore drejt Polonisë, zhvillohet stërvitja “Brilliant Jump II”

U zhvillua sot,  më 13 maj 2016, në ambientet e garnizonit Zall-Herr, ceremonia e nisjes së kontigjentit të trupave të Forcës Tokësore, në stërvitjen “Brilliant Jump II” që do të zhvillohet në Poloni. Në ceremoninë e organizuar më këtë rast, merrnin pjesë zv/ministri i Mbrojtjes z.Petro Koçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo,komandati i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandantë Forcash dhe Repartesh të FA, përfaqësues  ushtarakë nga vendet e NATO-s në vendin tonë, si dhe Drejtorë Drejtorish nga MM dhe SHFA.

Ceremonia u hap nga komandanti i b2k kolonel Ylli Pulaj, i cili e vlerësoi këtë stërvitje si tepër të rëndësishme për efektivat e k1b2k. Sipas kolonel Pulajt, kjo stërvitje do të testojë aftësitë e dislokueshmërisë dhe operacionalitetit të Task-forcws së Gadishmërisë Shumë të Lartë që vepron në kuadër të Forcës së Reagimit të shpejtë të NATO-s, pjesë e së cilës është edhe kompania e parë e batalionit të dytë të këmbësorisë së FT.

Kolonel Pulaj duke falenderuar Ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtabi të Përgjitshëm të FA, si dhe Komandantin e FT për mbështetjen që i kanë dhënë këtyre trupave, theksoi se falë kësaj mbështetje, ashtu sikurse edhe në stërvitjen e parë në Itali “Triden Juncture”, transporti strategjik dhe cdo lloj mbështetje tjetër logjistike është e mbështetur plotësisht në fondet e MM.

Më pas zv/ministri i Mbrojtjes z.Koçi, duke përshëndetur trupat e k1b2k të FT, e vlerëoi momentin e nisjes si një ditë krenarie kombëtare. Gjithashtu z.Koçi në fjalën e tij duke vlerësuar edhe stërvitjet e tjera ndërkombëtare në të cilat efektivat e b2k kanë qenë tepër të suksesshëm, shprehu besimin se edhe këtë radhë ata do të kthehen faqebardhë.

“….gjithçka që keni bërë me sakrificë dhe me djersë provon edhe një herë se Shqipëria edhe pse vend i vogël, i është përgjigjur gjithmonë thirrjes së NATO-s…duke shfaqur krenarinë për pjesëmarrjen në këtë stërvitje ju uroj suksese dhe të ktheheni shëndosh e mirë”- tha në mbyllje të fjalës së tij zv/ministri i Mbrojtes z.Petro Koçi Forca Tokësore, përfaqësohet në këtë stërvitje me kompaninë e I-rë në batalionit të dytë të këmbësorisë (k1b2k). Kjo kompani është një nga n/repartet më të përgatitura të b2k, kontigjenti i së cilës mban mbi shpatulla jo vetëm eskperiencën e stërvitjeve të panumurta brenda dhe jashtë vendit, por edhe eskperiencën e fituar në misione paqeruajtëse, kryesisht në Afganistan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button