Tubimet, Rama: Kufizime deri në 72 orë pranë institucioneve, gjobë për mosbindje ndaj policisë dhe pengim qarkullimi
Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës të mbajtur sot mbi ndryshimet e reja ligjore për tubimet, ai shpjegon se masat parashikojnë perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshme dhe mundësinë që policia të kufizojë tubimet deri në 72 orë pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të kultit.
“Për personat që bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale, fillimisht do të kërkohet fshirja e postimit dhe do të ofrohet mbështetje psikologjike nëse është e nevojshme. Në rast refuzimi, policia mund të nisë procedimin penal sipas veprave ekzistuese. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu trajtimin si vepër penale të fshehjes së identitetit gjatë tubimeve, sipas modelit francez.
Për mosbindje ndaj policisë parashikohen gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa për fshehjen e identitetit pas urdhrit për shpërndarje gjoba shkon në 500 mijë lekë. Bllokimi i qarkullimit do të ndëshkohet me 5 mijë lekë gjobë për çdo pjesëmarrës”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.