Ekonomia

Turizëm: Në grykderdhjen e Lumit të Shalës te Blini i Gurit Lekës…

Agjencitë turistike të udhëtimeve vazhdojnë të ngjisin çdo ditë vizitor drejt bukurive natyrore të veriut të Shqipërisë.

Një pikë interesante dhe tepër e vizitueshme është dhe vendi i quajtur -Blini i Gurit të Lekës-. Edhe kjo fundjavë e fillimshtatorit pati mjaftë turist në këtë vend të bukur dhe plot histori.

Blini i Gurit të Lekës, ndodhet në vendpjekjen e Lumit të Shalës me Liqenin e Komanit, në prehrin e Komlemit, karshi Mollës së Shoshit me plot histori, të varrosura aty dhe që  lidhen me princin  Lekë Dukagjini. Sot,vendasit aty kanë ngritur një plazhino të vogël me shërbim bashkëkohor dhe hoteleri.

Thuhet se  Lekë Dukagjini, vitet e fundit të jetës i kaloj në këtë vend, përballë i mbrojtur nga humnerat shkëmbore që zbresin thikë deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorëve të Dukagjinit. Emrin “Komlem” thuhet se e mori kur rrethimi i ushtrisë turke zgjati aq shumë sa atje lartë midis atyre shkëmbinjëve lindën 72 djem. Përballë Komlemit, nga ana tjetër e lumit, ndodhet një shkëmb i cili mban emrin “Curri i Haxhi Begut ” nga ku ushtria turke thonë që gjuante me top malësorët e ngujuar aty në Komlem bashkë me princin.

Një natë Leka ju thote ushtarëve, që të hedhin vozgat me raki në shkëmb duke ju vënë flakën. Vargu i flakës zgjatej deri poshtë në Drin dhe turqit e leshuan rrethimin duke menduar se ishte barut dhe se këta paskan aq shumë barut sa edhe ta djegin në humnerë. Vetëm kur arrin aty te Guri, e kupton se pse i thonë Guri i Lekës, sepse pasi je ngjitur mbi të dhe ke hedhur veshtrimin rreth e rrotull, kupton se ai është një vend strategjik vrojtimi.

Nga maja e këtij guri, mund të “krehësh” të gjithë zonën në një hark prej rreth 300 grade.

Pra, Leka nga ky gur ka pikasur çdo levizje të armikut dhe kujdo që ka tentuar ti afrohet.

Disa qindra metra afër Gurit, ndodhet Shpella e Lekës, një shpellë me një hyrje jo shumë të madhe por që pas rreth 20 m zmadhohet dhe që vazhdon pikjatë poshtë në drejtim të lumit. Sipas gojdhënave thuhet se Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos i gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur edhe parasysh se cfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e Prijësit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Nuk ka  dokumente  për vendin ku Lekë Dukagjini kaloj vitet e fundit të jetës, për kohën e vdekjes apo për vendvarrimin e tij.

Të tjerat janë gojdhëna.

Duke u mbeshtetur në  gojdhënat, Blini  është posaçërisht vendi ku Leka kaloj vitet e fundit të jetës së tij. Udhëtimi drejt Blinit paraqet surpriza të pafundme pasi ka atraksione të shumta turistike përveç atyre që paraqet liqeni i Komanit, lumi me troftën pikaloshe, shpend dhe kafshë të ndryshme, nga çdo anë mund të shihen në faqet shkëmbore edhe  dhitë e egra nëse atje kalohet pa zhurmë. Komlemi, Bira e Topit, Guri i Lekës, Shpella e Lekës, Ballkoni i Dhive të Egra, Ujvara e Mullinit dhe pafundësisht drethëza, mjedrra, manaferra, hudra të egra etj etj.i gjen në këto vende.

Njerëzit e këtyre  vendeve të bukura dhe historike, kanë ndërtuar një Hotel-Bar-Restorant në breg të lumit, një ndertim i bukur duke ruajtur edhe traditën e ndertimit me gur e dru,ku vizitorët çlodhen e mësojnë historinë. Këtu mund të bëhet plazh, të ushtrosh sportin e kanotazhit dhe të vizitosh vendet historike si dhe monumentet e natyrës. Blini i Gurit të Lekës, mbanë vendin e parë të  turizmit malor për  vitin 2017.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button